Tahiri: Tri argumente që tregojnë sa larg jemi me barazi gjinore

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 20:36 | Nga

Gjatë diskutimit në konferencën “Gratë në vendim-marrje lokale” organizuar nga Peer Educators Network (PEN), edhe një herë u pa qartë se numri i grave në pozitat vendim-marrëse vazhdon të jetë tejet i ulët, me theks në nivelin lokal.

Edhe pse për zhvillimin e shoqërisë e drejta e gruas për tu përfaqësuar siç duhet është esenciale, ende po ballafaqohemi me numër shume të vogël në pozitat vendim-marrëse krahasuar me burrat. E aq më shumë kur shohim se vetëm 3% e grave kalojnë përtej kuotave të 30%.

Bazuar në gjendjen aktuale, përfaqësimi mbetet një çështje tejet e ndjeshme, përderisa statistikat e thonë këtë:

1. Në kuvendet komunale janë gjithsej 901 anëtarë prej tyre , 298 gra që do të thotë se 33.07 %, ndërsa burra janë 603 që përbëjnë 66.93%.

2. Në shërbimin civil në komuna janë të punësuar gjithnjë 5719 zyrtarë, gra 1603 apo 28.03%, kurse burra 4116 pra 71.97%, që tregon një dis-balanc mjaft të madh mes gjinive.

3. Kur flasim për pozitën e gruas në vendimmarrje në 35 komuna, duke pasur parasysh numrin e përgjithshëm të drejtorëve që është 320, prej tyre janë vetëm 43 gra drejtoresha apo vetëm 10.63% në krahasim me burrat që janë 286 apo 89.38% në të njëjtën pozitë.

Pavarësisht zotimeve që kemi marrë si vend dhe shoqëri për një qasje afirmative në këtë segment e sidomos me Ligjin e ri për Barazi gjinore që kërkon përfaqësim të barabartë, faktet ende tregojnë se jemi shumë larg këtij synimi.

Image may contain: one or more people and people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme