Tahiri u tregoi studentëve për rolin e organizatave ndërkombëtare në shtet ndërtimin e Kosovës

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka mbajtur një takim online me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) – RIT KOSOVO, në lëndën “ Politics in Developing Countries” të udhëhequr nga Prof. Mentor Nimani.

Disa nga pikat e prekura gjatë diskutimit ishin rreth gjendjes aktuale të Kosovës, politikave të jashtme, anëtarësimit në BE dhe ndikimin e organizatave ndërkombëtare dhe veprimtaritë e tyre në vendin tonë. Në takim Ishte potencova se anëtarësimi në NATO dhe integrimi evropian është objektivi gjeostrategjik dhe politik i Kosovës, që qëndron në thelb të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Ndërkohë, Tahiri ka theksuar se organizatat ndërkombëtare kanë luajtur rol të madh në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës, duke dhënë një angazhim të gjerë me punën e tyre për ngritjen e kapaciteteve dhe sfidave të tjera zhvillimore në shumë sfera.

Ndërsa, sipas Tahirit studentët shprehën interes të madh dhe ishin mjaftë aktivë që përmes pyetjeve të informohen për aktualitetin në Kosovë, zhvillimin e përgjithshëm si dhe forcimin e shtet ndërtimit të Kosovës në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme