Tahiri: Xhemshit Duriqi, sinonim i një njeriu e intelektuali të guximshëm

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 11:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së ish-funksionarit dhe ekonomistit të njohur Xhemshit Duriqi.

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka thënë se Xhemshit Duriqi ishte udhërrëfyes dhe i pashembulltë në mbështetjen e brezit të ri.

Ai tha se Duriqi do të mbetet gjithmonë sinonimi i një njeriu të pathyeshëm dhe të një intelektuali të guximshëm.

“Baca Xhemshit ishte udhërrëfyes dhe i pashembulltë në mbështetjen e brezit të ri. Në hapat e parë politikë, pata fatin të merrja këshillat e urta nga mendja e ndritur e Bacës Xhemshit. Do ta kujtoj përherë për pasionin dhe kontributin ndaj vendit. Ai kishte urtësinë, në këshillë përvojën, në kontribut çiltërsinë dhe në mendje atdhedashurinë”, ka thënë Tahiri, raporton Ekonomi Online.

Vajza e Xhemshit Duriqit, Shqipe Duriqi, në emër të familjes ka falënderuar të gjithë për nderimin që po ia bëjnë babait të saj.

“Falënderoj të gjithë që keni ardhur në këtë mbledhje komemorative dhe që po na nderoni ne si familje dhe tashmë të ndjerin babain tim”, tha ajo.

Xhemshit Duriqi vdiq dje në moshën 80-vjeçare.

Ai, pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, kishte ushtruar funksione të ndryshme, duke filluar nga zëvendës-drejtor i Përgjithshëm i ndërmarrjes gazetare-botuese grafike “Rilindja”; ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 1970-të; drejtor i Bankës Popullore të Kosovës dhe drejtor i ndërmarrjes “Feronikeli”.

Të ngjashme