Tahiri: Zahir Pajaziti është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan, në ditëlindjen e 58-të të heroit.  

Ai ka thënë se Zahir Pajaziti është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë. Tutje, Tahiri ka thënë se vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë.

“Sot, në ditëlindjen e 58-të të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, bashkë me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë të Heroit, bëmë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan. Zahiri, është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë. Vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Zahir Pajazitin  dhe gjithë dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme