Tahirsylaj: Java e ardhshme me reshje bore

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur së në javët në vijim të këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit.

Tahirsylaj, për Periskopin tha se pas një jave pritet të bie bora e parë në Kosovë.

‘’Nga data 14 dhe 19 nëntor pritet që të bie borë dhe nuk ka ndonjë rrezik. Deri më datën 13 nuk ka as reshje shiu e as bore. Pas këtyre datave, temperaturat do të bien dukshëm por bora nuk do të jetë e qëndrueshme’’, përfundon Tahirsylaj.
Sipas Tahirsylajt, momentalisht ka reshje bore në brezin kufitar me Shqipërinë.

Ndërsa tani për tani borë ka rënë në Brezovicë dhe në Aplet Shqiptare.

Të ngjashme