Tahirsylaj: Nga e premtja temperaturat ngritën deri në 30 gradë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 09:49 | Nga

Moti në fund të javës do të jetë i nxehtë dhe për një javë nuk do të ketë reshje shiu.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha se ndryshimet klimatike në Kosovë janë sikur edhe në vendet e tjera.

“Kjo është në situatë që do të tejkalohet. Por kjo sjellë edhe ndryshime tek rendimentet, pasi që nuk ka kushte për t’i tharë të mbjellat”, tha ai sot për RTK.

Sipas tij, këtë vit më së miri ka pasur elemente pozitive tek misri.

“Këtë vit misri në Kosovë, është sikur në Kaliforni. Por, ky vit është i dëmshëm është për grurin, për dredhëzën, për mjedrën”, tha ai.

“Vera do të jetë e më vonshme. Në gusht do të shkojnë deri në 35 gradë celsius”, tha ai.

Tahirsylaj, vlerësoi se edhe degradimi i pyjeve po sjellë pasoja të rënda. “Në grykën e Deçanit po ashtu edhe në Pejë është situatë e rëndë, prerja e pyjeve sjellë edhe vërshime në Kosovë”, deklaroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme