Takim me Lushtakun, Nurën e të tjerë/ Foto nga vizita e Ramës në shtëpinë e Thaçit

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë, nga Gjykata Speciale.

Aty është takuar me familjarët e Thaçit, por edhe me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku. 

Fotot janë shpërndarë nga Arbër Geci. 

“Sot, tek familja e Presidentit Hashim Thaçi, në një vizitë ndryshe prej herave tjera, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të kabinetit të tij!  Edi, si çdoherë po e dëshmon se nuk është vetëm Kryeministër i Shqipërisë por është Kryeministër i gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai. 

Të ngjashme