Takohen Hoti dhe Jasharaj, koordinohen për garat e ardhshme nacionale

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 10:19 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, takoi kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar rreth garave nacionale në sport dhe kreativitet kulturor dhe mendim kritik, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se deri më sot gjithmonë kanë pasur mbështetje nga SBAShK-u dhe presin këtë mbështetje edhe në të ardhmen.

“ Në gjithë punën tonë, absolutisht sindikata ka pasur një rol jo vetëm strategjik por edhe moral dhe ne në terren e kemi parë gjithkund mbështetjen e saj. Nga procesi i garës janë ndarë 44,723 certifikata për fituesit dhe mendoj që kjo ka qenë e arritura më e madhe e kjo nuk ka mundur të ndodhë pa mbështetjen e SBAShK-ut, Drejtorive Komunale të Arsimit, pa mësimdhënësit, prindërve e të tjerë. Ka qenë i vetmi projekt që ka pasur mbështetjen e pozitës dhe të opozitës e kjo e ka bërë të mundshëm një projekt të jashtëzakonshëm.  ”, tha ai

Hoti kërkoi që të kenë në vazhdimësi mbështetje nga SBAShK-u.

“Ne kërkojmë edhe sivjet mbështetje nga ju, sidomos në këtë kohë kur kemi ngadalësim të procesit të ekzekutivit, prandaj. Na duhet një mbështetje e fuqishme nga ana juaj”, tha ai

“Ne sivjet kemi filluar me projektin e sportit po sporti është pak më e komplikuar dhe mendoj se në bashkëpunim me ju duhet te bëjmë një strategji, ne kemi parë se ku realisht duhet. Mendoj se kryeministri dhe qeveria e ardhshme duhet të investojnë patjetër te niveli i garës. Dmth mësuesi që merret me garën duhet t’i stimulojmë edhe ata”, tha Hoti i cili shtoi se kanë filluar edhe një proces tjetër atë me dhurimin e 500 librave.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se gjithmonë do ta kenë përkrahjen e tyre.

“Ishte kënaqësi, fëmijët po e ndjenë tani shkollën të tyre, shkollës do t’i kthehet jeta, fëmijët do të shkojnë të lumtur se kanë gara, do ta keni përkrahjen dhe kontributin tonë se fëmijët janë tanë se kush i gëzon fëmijët i gëzon Zoti”, u shpreh ai.

Ndër te tjera, Hoti i dhuroi një mirënjohje Jasharajt për kontributin e tij.

Të ngjashme