Taksistët fitojnë kontestin gjyqësor, kërkojnë kthimin në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 11:34 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tridhjetë taksistë nga Komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, të cilëve Komuna e Lipjanit ua kishte ndaluar veprimtarinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, kanë fituar kontestin gjyqësor, dhe të njëjtit kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media kryetari i Sindikatës Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se 30 taksistët kërkojnë nga kryetari i Lipjanit që brenda javës të takojë dhe të gjejnë zgjidhej për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

“ Ne jemi të gatshëm  që me kryetarin e komunës së Lipjanit të ulemi  konform vendimit të aktgjykimit që gjykata themelore e ka lëshuar për këta 30 taksi të ulemi të bisedojmë, dhe që në afatin sa më të shpejtë të rishqyrtoj këtë vendim që e kanë lëshuar dhe auto-taksitë  e Prishtinës të janë në vendin e tyre të punës”, u shpreh Azemi.

Ai po ashtu tha se Gjykata e obligon Komunën e Lipjanit që t’ua kompensojë dëmet materiale që i janë shkaktuar taksistëve gjatë kësaj periudhe sa kanë qenë të privuar nga ushtrimi i punës.

Ndërsa Abaz Ajeti, kryetar  i Shoqatës së Autotaksive tha se me këtë problem janë përballur qe pesë vjet, ndërsa është shprehur i kënaqur me vendimin e gjykatës.

“Fatmirësisht që erdh ky vendim i duhur, kemi qenë në rregull”, ka thënë ai.

Vendimi që i ndalon taksistët e Prishtinës dhe Fushë Kosovës të hynë në Aeroport, kishte ardhur nga Inspektorati i Komunikacionit nga Komuna e Lipjanit më 1 janar 2012.

Të ngjashme