Taulant Kryeziu rezulton pozitiv me Covid-19

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu ka njoftuar ka rezultuar pozitiv me Covid-19 së bashku me bashkëshorten e tij, Saranda Kryeziu.

Ditë më parë nga Vetëvendosje, pozitiv me Covid-19, ka rezultuar edhe Albin Kurti kryetar i kësaj partie.

“Pas disa simptomave që kisha në fillim të kësaj jave, të mërkurën së bashku me Sarandën jemi testuar për COVID-19, dhe sot jemi njoftuar se kemi rezultuar pozitiv. Do vazhdojmë të qëndrojmë në vetizolim sipas këshillave të IKSHPK-së. Shëndet për të gjithë”, ka shkruar Kryeziu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme