Të burgosurit në Smrekonicë mbjellin tranguj e domate

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, në kuadër të Njësisë Ekonomike janë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë domate.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ShKK’ja ka bërë me dije se e gjithë puna është kryer nga të dënuarit dhe është mbikëqyrur nga punonjësit e kësaj qendre.

“SHKK synon që përmes angazhimit të të burgosurve në punë, të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg”, thuhet në njoftim.

Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, në kuadër të Njësisë Ekonomike janë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë…

Gepostet von Shërbimi Korrektues i Kosovës am Freitag, 8. Mai 2020

Të ngjashme