Të burgosurit do të kenë dhoma të sigurta në hapësirat e SHSKUK-së

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 17:32 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, priti sot në takim Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesin e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shemsi Veseli, ku biseduan për shëndetësinë në burgje.

Në takim u bisedua për organizim të përbashkët të punëve mes dy ministrive në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore në burgje, harmonizimin e infrastrukturës ligjore në këtë aspekt si dhe me theks të veçantë në funksionalizimin e dhomave të sigurta në hapësirat e SHSKUK-së, për të burgosurit e sëmurë.

Poashtu, në takim u potencua se shërbimet shëndetësore që ofrohen për të sëmurët në burgjet e Kosovës janë të mira si dhe se furnizimi me barna nga lista esenciale për burgje është mbuluar tërësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme