Të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave të publikuar në ora 08:55, në pikat kufitare me Serbinë, Bërnjak, Jarinje, Mutivodë, Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare janë krijuar disa kolona.

Kolonat më të gjata janë krijuar në Merdare, ato arrijnë deri në 1200 metra. Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare duhet pritur deri në katër orë, ndërsa hyrja mund të bëhet për 30 minuta.

Fotografi ilustruese:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu njofton se shoferët se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme