Të dielën mot me vranësira dhe diell

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë deri në 17 gradë Celsius dhe ato maksimale deri në 27 gradë Celsius..

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim./eo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme