Të dielën, mot me vranësira dhe shi

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihet të sjellin shi, të përcjellë me zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s. 

Të ngjashme