Të dielën reshje shiu e bore në Kosovë

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të diellen moti do të jetë i vranët me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të jenë nga 1-2 gradë Celsius, kurse ato maksimale 4-6.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme