Të dyshuarit për vrasjen në Lipjan ende në arrati

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 në Lipjan ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Siç thuhet në raport, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Të ngjashme