Të festojmë së bashku në sheshin “Skënderbeu” nesër më 12 qershor, në orën 11:00

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Nesër më 12 qershor 2019, do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i ShBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

Ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme