Të gjitha rrugët e komunës së Fushë Kosovës me ndriçim publik

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se projekti për ndriçimin publik në këtë komunë është duke u realizuar me sukses, përcjell Ekonomia Online.

“Komuna e Fushë-Kosovës synon të jetë vend i qetë dhe i ndriçueshëm, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Projekti i ndriçimit publik me titull: Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e territorit të Komunës së Fushë-Kosovës, është duke u realizuar me sukses”, thuhet në njoftimin e tyre.

Aktivitetet e Komunës së Fushë-Kosovës janë të fokusuara në parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e aksidenteve rrugore dhe rasteve tjera devijante që ndodhin gjatë natës.

“Ndriçimi Publik ndikon dukshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve të komunikacionit (për orët e vona dhe gjatë natës)”, thuhet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme