Të gjithë banorët e Qendrës së Studentëve të vaksinuar – Sfishta: S’kemi hapësirë për konvikte të reja

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 09:32 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë vit në konvikte janë vendosur 4000 studentë.

Ai shtoi se kusht për pranimin në konvikte këtë vit ka qenë vaksinimi i studentëve, teksa shtoi se kanë pasur dy vite të vështira për shkak të karantinës.

“Këtë vit akademik fatmirësisht na u ka lejuar që të t’i vendosim aq student sa kemi kapacitete , pra i kemi 4 000. Mirëpo ata student që i kemi vendosur kanë qenë të detyruar që të jenë të vaksinuar dhe kështu që të gjitha kapacitetet i kemi të mbuluara me student.Ne kemi përshkrim të detyrave të punës që  të  menaxhojmë me studentë”.

“Kemi pasur dy vite të vështira është dashtë me u marr edhe me punë të tjera që nuk na kanë takuar dhe që nuk kemi pasur ekspertizë, rasti i karantinës. Prandaj puna me student na duket shumë e lehtë dhe shumë e zakonshme, rutinë”. 

Po ashtu Sfishtashtoi se ushqimin në mensë studentët e marrin në paketime speciale për t’u ushqyer në hapësirat e konvikteve.

“Edhe mensa e studentëve ofron shërbime, ushqim, dy vakte në ditë, mirëpo  këtë vit në bashkëpunim edhe në konsultim me institucione shëndetësore dhe Ministrinë e Arsimit, studentët e marrin ushqimin me vete, shkojë në mensë, zgjedhjençka donë edhe paketohet ushqimi në paketime speciale dhe merret ushqimi dhe studentët ushqehen nëpër dhomat e tyre dhe nëpër hapësirat  e tyre”.

Për mundësinë e shndërrimit të konvikteve në karantinë në rast të rritjes së numrit të rasteve ai tha se rast se institucionet e tjera e marrin atë vendim, por që janë gatshëm ta zbatojnë.

“Shpresoj shumë që mos të rritet numri i të infektuarve, shpresojë shumë që edhe nëse rritet ne nuk do të jemi pjesë e trajtimit sikur vitin 2020 si karantinë. Mirëpo në rast se ndodh, dhe në rast se institucionet e tjera e marrin atë vendim ne jemi të gatshëm ta zbatojmë”.

“Më vështirë ka qenë t’a shndërrojmë konviktin në karantinë se nga karantina në rolin që e ka Qendra e Studentëve, mirëpo ka pasur disa dëmtime, dhe një psikozë rek studentët që ka qenë një kohë të gjatë 3 muaj e gjysmë si  qendër e të karantinuarve, mirëpo me biseda, me njoftime, kemi dal  dhe studentët kur kanë ardhur janë vendosur në hapësirat e tyre pa as një problem”.

Ndërkaq për Sfishta tha se nuk është planifikuar për ndërtim të konvikteve të reja, vetëm në rast se shtohet intensiteti dhe fluksi i studentëve, atëherë do të kërkojnë ndihmë nga Institucionet, raporton EO.

“Nuk kemi të planifikuar sepse edhe ashtu jemi me hapësira. Në këtë hapësirë të Kampusit të Qendrës së Studentëve nuk lejohen ma ndërtime. Hapësira të tjera ma nuk kemi, mirëpo ta shohim viteve të ardhshme nëse veç intensiteti dhe fluksi i studentëve, konkurrenca do të jetë edhe më e madhe, sigurisht ne do të kërkojmë ndihmë edhe nga Komuna e Prishtinës, edhe nga Qeveria e Kosovës, të na sigurohet një hapësirë tjetër për ndërtimin e konvikteve tjera”.

Të ngjashme