Të hënën, Mitrovica e Skenderaj mbesin pa ujë të pijes

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Në jugun dhe veriun e Mitrovicës si dhe në Skenderaj, të hënën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes nga ora 08:00 deri në 16:00.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje qytetarëve të rezervojnë sasi të mjaftueshme të ujit të pijes për nevojat e tyre.

Ndërprerja e ujit te pijes, sipas njoftimit, do të ndodhë për shkak se kompania Hidroekonomike “Ibër Lepenci” e cila furnizon me ujë te papërpunuar, do të zhvilloj punime në stacionin e pompave në Lushte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme