Të hënën nis nënshkrimi i kontratave të specializantëve të rinj me Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë bërë gati listat e specializantëve të rinj të cilët do t’i nënshkruajnë kontratat e tyre të hënën.

Sipas një njoftimi thuhet se nënshkrimi kontratave të specializantëve të rinj do të bëhet sipas një orari që e kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare si dhe në rrjetin social në Facebook.

“Tabela me listat e specializantëve të cilët do t’i nënshkruajnë kontratat të hënën më 9 nëntor 2020, sipas orarit në tabelë. Nga e hëna nis nënshkrimi i kontratave me specializantët e ri”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme