Të hënën organizohet marsh në përkujtim të Astrit Deharit

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Të hënën më 28 tetor do të mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të Astrit Deharit.

Ai pritet të fillojë nga ora 18:00 në rrugën Rexhep Luci (afër Kino ABC) në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit Deharin.

“Do të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ të marshit “Unë jam Astriti!”

“Për kujtimin ndaj Astritit, do të mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij”.

Të ngjashme