Të izoluarit në Qendrën e Studentëve i ankohen e bërtasin presidentit Thaçi

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 11:39 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Qendrën e Studentëve, nga ballkonet e dhomave ku po qëndrojnë në karantinë disa qytetarë janë ankuar se po mbahen pa të drejtë këtu, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga ta, u ankua për mbylljen e tyre pa pasur asnjë simptomë të Coronavirusit.

Ai kërkoi që të jenë të barabartë. Sipas tij, një serb është lejuar të largohet nga karantina në QS.

“E kanë lëshuar serbin prej këtu, u ardhë e ka marrë Serbia”.

“Të jemi barabartë krejt. Mjekësia është e mirë dhe policia”, u shpreh ai, i frustruar.

Të ngjashme