“Të kontrollohet shfrytëzimi i veturave nga zyrtarët, jo edhe ndaj gjeneralëve të FSK-së”

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 08:30 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendosjen e një rendi dhe disipline ndaj zyrtarëve shtetërorë për ndalimin e keqpërdorimit të automjeteve jashtë orarit të punës, e sheh si te domosdoshme, analisti Fatmir Çollaku. Mirëpo, ai nuk është i pajtimit që të njëjtin trajtim të kenë edhe gjeneralët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Çollaku tha se vendimet për ndalimin e përdorimit të panevojshme të veturave zyrtare është produktive për ruajtjen e buxheti, por që sipas tij duhet të ketë përjashtime tek gjeneralët si rrjedhojë e natyrës të punës së tyre.

Gjatë këtij muaji, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ua ka ndaluar gjeneralëve përdorimin e automjeteve jashtë orarit të punës.

“Përgjithësi vendimet e ministrive, Qeverisë dhe agjencioneve tjera për kursime për shpenzime të panevojshme apo edhe shfrytëzim të veturave në kohë private në parim është një vendim i mirë por në rastin konkret të kemi specifikisht e Ministrisë së Mbrojtjes ku bëhet fjalë për gjeneralët dhe unë mendoj se do të duhej këta të kursehen nga ky vendim, gjegjësish mendoj se specifika e punës tyre, delikacia, shërbimet që kanë ata do të duhej të kenë edhe jashtë kohës së punës veturat zyrtare se po e përsëris edhe njëherë specifika e lëmisë tyre dhe punës tyre kërkon pak një përjashtim nga ky vendim. Përndryshe për nivelin tjetër komandues dhe zyrtarë tjerë të ministrisë mendoj që është vendimi në parim është i drejtë pasi republikës tonë i nevojitet një racionalitet në shfrytëzim të aseteve. Pse mos të kursehen shërbimet e panevojshme të strukturave të ndryshme, që të mos përdoren veturat zyrtare. Ne shohim veturat e Qeverisë në kohën jashtë orarit të punës, pse të mos vihet një rend dhe diciplinë. Por gjeneralët  ish dashtë të kursehet nga ky vendim.

Në vitin e kaluar Qeveria Kurti I ka votuar vendimin i cili ndalon shfrytëzimin 24 orë të veturave nga zyrtarët shtetërorë. Ku parashihet që një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me një aprovim paraprak nga institucioni përkatës.

Mirëpo, shpesh herë është raportuar për keqpërdorimin e veturave nga zyrtarët.

“Institucionet tjera është dashtë t’ia nisin më herët këtë praktikë pasi abuzimet që janë të dukshme, të gjithë qytetarët kanë pasur raste të shohin, për shembull unë kam pasë rast të shohë pas orës 17 një zyrtar shkon dhe i merr fëmijët në shkollë. Po ashtu edhe zyrtarë të tjerë kur shkojnë dhe parkojnë palidhje atje dhe i irriton qytetarët se si keqpërdorët vetura zyrtare dhe shpenzimet të tjera. Pra duhet të vihet një rend dhe disiplinë që zyrtarët qeveritar dhe agjencioneve të tjera të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të asetev publike, pasi me të vërtet paraja publike duhet të kursehet dhe të përdoret funksionalisht në shërbim të qytetarëve dhe jo të abuzohet nga zyrtarë të ndryshëm kush do që janë ata”.

Ndërsa sipas Çollakut, shfrytëzimi i veturave shtetërore në mënyrë racionale bën diferencë të madhe në ruajtjen e buxhetit të Kosovës.

“Ka rëndësi financiare nëse e analizojmë sa vetura janë dhe sa ato mund të abuzohej apo shfrytëzohet e panevojshme, sigurisht se një shumë e konsiderueshme e buxhetit do të ruhej ose do të kursehet… Të shfrytëzohen në mënyrë racionale asetet publike”, tha ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme