Të maskuar grabisin para në një pompe të derivateve në Prishtinë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Tre persona të maskuar kanë hyrë në marketin e një pompe të derivateve duke kanosur një punonjës të cilit ia kanë grabitur rreth 300 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:30 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njëri nga personat e maskuar kishte një armë të gjatë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e pompës së derivateve, tre persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i kanë grabitur rreth 300 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme