Të mërkurën mot me reshje shiu e bore në Kosovë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën moti do të jetë i vranët me reshje shiu e bore, njofton Instituti Hidrometeorologji i Kosovës.

Sipas tyre moti i vranët do të jetë edhe të enjten.

“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s”, njofton IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme