Të mërkurën në Kosovë ndodhën 50 aksidente trafiku dhe u arrestuan 26 persona

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente komunikacioni, 19 prej tyre me persona të lënduar kurse 31 tjerë me dëme materiale.

Gjithashtu, të mërkurën Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 259 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 719 tiketa trafiku janë shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe 26 persona, 22 janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme