Të mërkurën organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet një aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës.

Ai tha se në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit.

Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij.

Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme