Të pranuarit në Trepçë kërkojnë nga Qeveria të mos anulohet konkursi

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para objektit të Kuvendit, kanë protestuar të pranuarit në Trepçë, kundër paralajmërimeve për anulimin e konkursit në Trepçë, raporton Ekonomia Online.

Besim Xhemajli, nga këshilli organizativ, tha se kanë mbajtur një takim me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe shefin e kabinetit të Kryeministrit Albin Kurtit, Luan Dalipi, të cilët iu kanë thënë se do të themelohet një bord mbikëqyrës për vlerësimin e konkursit.

“Ne jemi aplikantët e konkursit që kemi aplikuar në ndërmarrjen Trepça. Kemi pasur një shqetësim ditën e premte që kryeministri Kurti do të merr vendim për anulimin e konkursit direkt nga Qeveria dhe kemi ardhur sot për me e kërkuar një takim direkt me kryeministrin Kurti që të kemi informacion më afër”.

“Jemi takiar me shefin e zyrës së shtabit të Kryeministrit Luan Dalipin si dhe me zëvendëskryeministrin Haki Abazin dhe nga të dy kemi marr fjalë qe një gjë e tillë nuk është dalë nga zyra e kryeministri dhe  të dy kanë pohuar se tendenca e tyre nuk është të largojnë njerëz nga puna por ata kanë qëllim të që të rritet numri i të punësuarve”.

“Jo ne nuk do të takohemi me Kurtin, shqetësimi jonë ka qenë qe ky konkurs mos të merr kahje politike sepse përderisa ne kemi folur me Abazin dhe Dalipin ne nuk kemi arsye që të vazhdojmë për një takim të radhës. Ne nuk kemi dashtë me i dhanë kahje politike kësaj proteste sepse janë një numër 150 persona dhe me diskutuar rreth kësaj teme”, tha ai.

Ditë më parë ata kanë protesta edhe në Mitrovicë, para ndërmarrjes Trepça.

Para disa ditësh menaxhmenti i Trepçës pati marr vendim për anulimin e pjesshëm të konkursit të shpallur më 24 gusht të vitit 2019.

Të ngjashme