Të premten, mot me diell në Kosovë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Dita e premte, 8 maj, në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në njoftim të IHMK-së theksohet se mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius e maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

IHMK ka këshilluar që në orët e mesditës njerëzit të mos jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit për shkak se lagështia e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales. Kjo masë vlen sidomos për personat me sëmundje kronike.

Të ngjashme