Të premten paralajmërohet “bllokimi” i Prishtinës – kompanitë e autobusëve parakalojnë nëpër rrugë

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 14:57 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve ka marrë vendim që të premten të parakalojnë rrugëve të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo pas mosrealizimit të premtimeve nga Qeveria e Kosovës karshi këtij sektori, që sipas Ruzhdi Kurtishaj, kreut të kësaj shoqate, ka pësuar më së shumti nga pandemia.

Kurtishaj, sqaroi se të premten nga ora 10:00 do të defilojnë nëpër rrugët e Prishtinës, për të përfunduar te ndërtesa e Qeverisë.

“Një prej sektorëve më të dëmtuar ka qenë ky. Kemi parë nga afër rrjedhën e grevës. Sapo përfunduam mbledhjen dhe morëm vendim që masat e marra të ndërmarra deri më tani nga dita e premte duke filluar nga ora 10:00 do të defilohet në Prishtinë për të protestuar para Qeverisë për moszbatim të marrëveshjes për pakon emergjente që do të na subvenciononte”.

“Në bazë të reflektim të Qeverisë do të merren edhe vendimet tjera. Kemi unitet për të vazhduar grevën deri në realizimin përfundimtar të kërkesave tona. Dy ditët e para do të jenë vetëm grevë për shkak të pandemisë, greva do të vazhdojë edhe nëse kurse të premten autobus nga të gjitha komunat e Kosovës do të defilojnë në Prishtinë për të protestuar”.

“Kërkesat tona i ka Qeveria dhe ne kemi zhvilluar dialog kemi qenë partner i qeverisë duke zbatuar të gjitha vendimet për masat e pandemisë. Koha e premtimeve dhe pjesës ku do te ulemi dhe të bëjmë marrëveshja ka kaluar, duhet zbatim i marrëveshjeve që kemi. Sot më së paku do të dëshironim të ishim në protestë”.

Gjatë së mërkurës asnjë autobusë nuk ka qarkulluar nga Prishtina për në qytetet e tjera të vendit, pas vendimit të fundit të kësaj shoqate për protestë.

Të ngjashme