Të rinjtë e Dragashit pastrojnë aksin rrugor ‘Bellobrad-Buzes’

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i të rinjve nga Komuna e Dragashit ka marrë iniciativën për pastrimin e aksit rrugor ‘Bellobrad-Buzes’.

Këta të rinj i kanë arrit që t’i mbledhin të gjitha mbeturinat e hedhura në atë zonë, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtij aktiviteti atyre u është ofruar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës, të cilët u kanë ofruar atyre siguri.

Organizatorët kanë premtuar se ky nuk do të jetë aktiviteti i tyre i fundit në këtë komunë.

Motoja e tyre është: Nëse doni ta shkatërroni një popull, shkatërrojani gjelbërimin.

Të ngjashme