Të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë, inkurajohen për aplikim për policë

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Nga data: 27 tetor 2021 deri 03.11.2021 në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Vushtrri, do të mbahet sesioni informues për të rinjtë dhe të rejat e komunitetit jo shumicë, kryesisht të  komuniteteve:  rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Kosovës. Kjo bëhet më qëllim të inkurajimit të këtij komuniteti për aplikim në konkursin e shpallur për zyrtar policor.

Policia e Kosovës ka caktuar instruktorë policorë që po japin këshillat dhe udhëzimet përkatëse duke i informuar pjesëmarrësit me të gjitha procedurat për aplikim në konkursin për zyrtar policor. Ky aktivitet senzibilizues po përkrahet nga OSBE-ja. Pjesëmarrësit nga komuniteti RAE janë nga komunat: Pejë, Istog, Mitrovicë Veriore, Vushtrri, Lipjan, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Fushë Kosovë.

Këta pjesëmarrës në këtë aktivitet janë vizatur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore.

Të ngjashme