Të rinjtë e LDK-së kërkojnë viza nga deputetët

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 13:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka mbajtur një aktivitet para Kuvendit të Kosovës me ç’ rast ka shprehur pakënaqësinë për izolimin e të rinjve brenda Kosovës.

Të rinjtë e këtij subjekti duke vendosur 120 karrige që simbolizojnë numrin e deputetëve në institucionin legjislativ të vendit me mbishkrime të ndryshme para Kuvendit kanë kritikuar të zgjedhurit e popullit për getoizimin e kosovarëve.

Kryetari i këtij forumi, Fidan Rekaliu ka bërë thirrje deputetëve që ti lënë anash interesat e tyre personale, siç i quan ai dhe të fokusohen në interesat e popullit.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ti drejtohemi institucioneve vendore në veçanti Kuvendit të Republikës së Kosovës e deputetëve me qëllim që ti lënë anash interesat e veta personale dhe ti qesin përpara kërkesat e përgjithshme që të na mundësojnë neve të rinjve të Kosovës lëvizjen e lirë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rekaliu.

Duke i bërë apel deputetëve të shtyjnë përpara të gjitha vendimet që kosovarët të lëvizin lirshëm. “Ne i bëjmë apel deputetëve të Republikës së Kosovës që ti shtyjë përpara të gjitha vendimet e të mundësojnë neve të rinjve të Republikës së Kosovës që të lëvizim lirshëm”, ka përfunduar Rekaliu.

Ndryshe, pjesëtarë të këtij forumi mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Çka u bë puna e vizave”, “Albin, unë nuk e kam gruan në Norvegji”… etj.

Të ngjashme