Të rinjtë e PDK-së me aksion para MPJD-së, Gërvallës ia dorëzojnë dëshmitë për krimet serbe

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 15:01 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para ministrisë̈ së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, raporton Ekonomia Online.

Të rinjtë mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhie dhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Dëshmitë e mbledhura të krimeve të luftës në Kosovë ata do t’ia dorëzojnë ministres Gërvalla.

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka thënë që aksioni i tyre shërben për t’ia rikujtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, se ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojë vetëm Kosovën.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës në atë kuti ta vazhdojnë deponimin dhe t’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima”, ka thënë Bislimi.

Bislimi e quajti “dhuratë” këtë kuti që ata e kanë vendosur para objektit të ministrisë, duke thënë se Gërvalla-Schwartz ka harruar se kë e përfaqëson në politikën e jashtme.

Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë, raporton EO.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm gjatë aksionit.

Ky reagim i PDK-së vije një ditë pas kjo në seancën e Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasprës, Donika Gërvalla pas pohimeve se ajo ka deponuar dosje në Hagë për krime lufte.

Të ngjashme