Të rinjtë ndezin qirinj para MSH-së: Kurti dështoi në menaxhimin e pandemisë, prindërit dhe gjyshërit tanë po vdesin nga mungesa e vaksinave

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Sonte, disa të rinj kanë ndezur 352 qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për të përkujtuar 352 persona që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.

Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e paranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.

“Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, tha njëri nga të rinjtë.

Të ngjashme