Të rinjtë të interesuar të dinë më shumë për krimet e luftës

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 08:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i të rinjve janë interesuar që të dinë për krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1998-99 në Kosovë. Këto informacione ata po i marrin në Qendrën për Dokumentim e hapur në Prishtinë, gjegjësisht në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kjo qendër u hap në shtator të vitit të kaluar dhe sipas drejtuesve të saj ka për qëllim që të njoftoj publikun për krimet që kanë ndodhur në Kosovë, shkeljet e të drejtave e në fokus të veçantë proceset gjyqësore që janë zhvilluar në Tribunalin e Hagës.

Dea Didi, nga qendra për Dokumentim, i tha Ekonomia Online se qendrën e kanë vizituar dhe po e vizitojnë grupe të organizuara.

“Kryesisht deri tash kemi pas grupe të organizuara që kanë qenë të interesuar me vizituar qendrën dhe interesim prej studentëve dhe maturantëve të shkollave të mesme, po gjithashtu duke qenë se jemi ne objektin e bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ ka pas një interesim mjaft të madh prej studentëve që kanë ardhur edhe për lexim”, tha ajo.

Sipas saj, dokumente e ofruar mund të shfrytëzohen për hulumtime të ndryshme, por edhe ligjërata që ofrohen aty janë në shërbim sidomos të të rinjve.

“Ideja e qendrës është që të krijohet një memorie kolektive se çka ka ndodh gjatë luftës në Kosovë, sa ka pas drejtësi, qëllimi i qendrës është me njoftuar publikun se çka ka ndodh gjatë luftës në Kosovë përmes gjykimeve që janë mbajtur në Tribunalin dhe gjykatat e tjera që janë Kosovë dhe gjykatat e specializuara në Serbi”.

“Të gjithë të interesuarit mund të vijnë të njoftohen të marrin materiale shtesë dhe mund të kryejnë hulumtime të ndryshme nëse janë të interesuar edhe përveç ekspozitës të përhershme që e kemi këtu edhe ekspozitave të përkohshme ne mbajmë edhe ligjërata për drejtësi tranzicionale dhe publiku ka disa forma ku mundet me u njoftuar duke u bazuar në dokumente dhe fakte”.

Qendra u krijua me iniciativë të Qendrës për Hulumtim dhe Dokumentim. Bekim Blakaj, drejtor në këtë qendër tha se të dhënat që posedojnë mundësoj që vizitorët të kenë një pasqyrë të qartë të asaj çka ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

“Qendra për dokumentim është një tentim që të krijohet një vend në kryeqytet ku të interesuarit mund të dëgjojnë, lexojnë të shohin dhe të marrin më shumë informacione mbi proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës që janë zhvilluar për krimet e kryera në Kosovë”.

“Përpos filmave dokumentarë janë 9 filma dokumentarë të cilët pasqyrojnë me saktësi se çka ka ndodh para Tribunalit të Hagës në lidhje me luftën në Kosovë, mund të lexojnë edhe dokumentacione të tjera mund të hulumtojnë në qendrën dokumentuese dhe të krijojnë një imazh ma të qartë për atë se çka ka ndodh gjatë luftës në Kosovë”.

Të ngjashme