Të shtëna me armë në Pejë, një person i arrestuar

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 09:50 ka pasur të shtëna me armë zjarri afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Rastin e të shtënave me armë zjarri e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë.

“Në rrugën pranë stacionit të Autobusëve rreth orës 09:50 minuta ka pasur të shtëna. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ju konfirmoi se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar”, tha Gashi.

Sipas tij, personi i dyshuar është arrestuar dhe Policia po vazhdon hetimet.

Të ngjashme