Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, flasin nga Policia

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se nga informatat e para dyshohet se shkrepjet me armë erdhën nga një veturë në lëvizje.

“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci.

Të ngjashme