Të shtënat me armë zjarri afër selisë së LDK-së, çka gjeti Policia në vendin e ngjarjes

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u raportua për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, sot Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:50, ku një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur shtatë gëzhoja dyshohet të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme