Të shtunën Let’s Do It shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Let’s Do It nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020

Let’s Do It si njëra ndër organizatat më të mëdha në vend që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore (por jo vetëm) vullnetare tash gati 10 vite, nesër do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020.

Ceremonia e shpalljes së vullnetarëve të vitit 2020 do të mbahet në zyret e Let’s Do It të cilat gjenden në rrugën “Pashko Vasa” në lagjen Pejton (Prishtinë), duke filluar nga ora 11:00.

Vullnetarët e vitit të cilët do të shpallen ditën e nesërme, vazhdojnë të japin kontributin e tyre tash e sa vite në fusha të ndryshme në të mirë të vendit e shoqërisë. Ne i kemi dalluar ata më së shumti për kontributin e dhënë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në luftën ndaj Covid-19 si dhe në disa fusha të tjera mjaft interesante të cilat do të bëhen të ditura nesër.

Shpallja e vullnetarëve të vitit ka qenë e planifikuar të jetë një event më madhështor, ashtu siç është edhe vet puna vullnetare, mirëpo për shkak të situatës me pandeminë është reduktuar numri i pjesëmarrësve dhe të ftuarve të tjerë. Me këtë rast, janë ndërmarrë edhe të gjitha masat e tjera për mbrojtje ndaj Covid-19!

Të ngjashme