Të verbrit do të hyjnë në grevë urie

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 08:27 | Nga

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka paralajmëruar grevë urie për shkak të mos-reflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore.

Greva, sipas kësaj Iniciative, do të mbahet më 27 qershor.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të Iniciativës së Pavarur të të Verbërve, ju njoftojmë se, për shkak të mosreflektimit të autoriteteve shtetërore lidhur me kërkesat tona të shprehura në protestat tona të deritashme, Këshilli Organizativ i Protestës ka marrë vendim që më 27.06.2018, të hyhet në grevë të urisë”, thuhet në njoftimin e IPV-së.

Greva, me fillim në ora 11:30, do të mbahet në Qendër të Prishtinës, para Institucioneve të Kosovës dhe bëhet thirrje për pjesëmarrje në numër sa më të madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme