Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen në nderim të shembjes së Teatrit në Shqipëri

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e hershme të mëngjesit është shembur ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke ngjallur edhe më shumë debat mes komunitetit të artistëve të cilët kanë shprehur dhimbje të mëdha për këtë gjë që konsiderohet si një humbje e madhe e kulturës shqiptare.

Për të nderuar shembjen e Teatrit, që nga komuniteti i artistëve konsiderohet një tragjedi, Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen që ka qenë e planifikuar të shfaq sonte.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.

Bashkangjitur gjeni postimin e plotë.

‘Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifikuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj.

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë.’/kultplus

Të ngjashme