Teatri Kombëtar mban mbledhje përkujtimore për regjisoren Arzana Kraja

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Sot është varrosur regjisorja Arzana Kraja.

Regjisorja Arzana Kraja, e cila u gjet e vdekur dje (e mërkurë) në lagjen “Kalabria”, është varrosur sot.

Për nderë të veprës së saj, komuniteti artistik organizon mbledhje përkujtimore në Teatrin Kombëtar, nesër (e premte).

“Mbledhje përkujtimore për regjisoren Arzana Kraja

Të premten me 15.11.2019 me fillim nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar, komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës. 

Kujotjmë se Arzana Kraja ishte njëherësh vajza e akademikut Mehmet Kraja.

Të ngjashme