Temperatura deri në 38 gradë celsius

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës do të ketë mot shumë të nxehtë, dhe se në disa vende temperaturat të dielën do të arrijnë deri në 38 Gradë Celcius. Por, janë paralajmëruar edhe rrebeshe shiu.

E kryesisht me diell parashihet moti edhe në ditët e para të javës së parë të gushtit, mbetet shumë nxehtë, por me temperatura pak më të ulëta. Ditën e hënë përreth viseve malore priten mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet përreth vlerave të pranueshme, orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e vende-vende shkurtimisht edhe në të dobëta.  Pluhuri saharian mbetet prezent në ajër, që mund të shtyjë indeksin të kaloj në vlera mesatare. 

Gjatë këtyre ditëve kryesisht me intervale më të gjata me diell dhe vapë, indeksi i rrezeve UV do të jetë  në vlera shumë të larta, prandaj në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

31.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Vonë në mbrëmje nuk përjashohen mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu përreth viseve malore.

1.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell, e gjatë ditës edhe me vransira kalimtare.

2.08 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell, gjatë ditës edhe me erë. Rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë shiu.

3.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

4.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C, e maksimalet luhaten nga 36C deri në 38C, e ditën e martë mund të zbres lehtë deri në 34C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 3-13m/s, ditën e hënë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë nën vlera normale.

Të ngjashme