Temperatura sot deri në 15°C, e bën të tretën më të ngrohtën në këto 50 vite

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e parë të vitit 2022, temperaturat kanë shkuar deri në 15°C, bën të ditur Prishtina Weather, raporton Ekonomia Online.

Sipas PW këtë ditë të 1 janarit e bën të tretën më të ngrohtën në këto 50 vite shënimesh në Kosovë.

“Temperatura ditën e sotme ka arritur deri në 15°C në aeroportin e Prishtinës, që e bënë këtë ditë të 1 janarit të tretën më të ngrohtën në këto 50 vite shënimesh”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme