Temperaturat e larta në vend, Ujësjellësi fillon me reduktime në disa lagje të Prishtinës

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës për të ruajtur resurset ujore, menaxhimin e thatësisë si dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se nga sot do të fillojnë reduktimet në Çagllavicë, Veternik, lagjet NIC dhe Qëndresa, një pjesë të Hajvalisë dhe në disa fshatra.

Ky është orari i reduktimeve.

Çagllavica, Veterniku( pjesa kah Rezonanca), Lagjja NIC dhe lagjja Qëndresa do të jenë me reduktim të furnizimit me ujë nga ora 17:00-22:00.

Lagjja Qershia dhe fshati Miradi e Epërme, me reduktim prej orës 10:00-22:00,

Një pjesë e Hajvalisë , me reduktim nga ora 22:00-07:00,

Fshatrat përgjatë linjës Albanik-Podujevë dhe fshatrat Albanik-Prishtinë me reduktim nga ora 18:00-06:00.

KRU ‘Prishtina’ ka shtuar se katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi.

“Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit. Ju falënderojmë për mirëkuptim, deri në vendimin e radhës, varësisht nga temperaturat në vend”, thuhet në fund të njoftimit.

Të ngjashme