Temperaturat për këtë javë

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 08:56 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

” Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3-8 gradë Celsius në rang vendi. Nëpër territore të vogla vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta, dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë”.

” Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s.”, njofton IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme