Temperaturat sot në Shqipëri nga 10 deri 28 gradë

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë, parashikojnë meteorologët. Më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior dhe zonat veriperëndimore, por pa rrezikuar shira.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin me praninë e vranësirave të lehta në veri-verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale te ditës, duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme